Prishtina. Foto: Kallxo.com

Kapet Duke Vjedhur Kuletën në Qendër të Prishtinës

Sipas policisë, një grua është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke nxjerrë kuletën nga çanta e një gruaje tjetër.

Vjedhja u tentua të kryhej në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Të dyshuarës për vjedhje i është caktuar ndalimi policor me urdhër të prokurorit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vjedhjeve.