Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Kapen nga policia duke kaluar ilegalisht kufirin
23.1.2018 - 10:32
Dy persona janë ndaluar dje nga policia në Han të Elezit duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale.
Në raportin ditor të policisë thuhet se një i dyshuar shqiptar dhe një tjetër shtetas i Maqedonisë janë hasur duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Gjatë kontrollit të policisë tek të njejtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.
Me vendimin e prokurorit rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt