Votrimi i Isa Xhemajlajt | Foto: Atdhe Mulla

Kandidati i Nismës: Pres Votim pa Presion

Isa Xhemajlaj, kandidati i Nismës për Kosovën në zgjedhjet për kryetar të Drenasit tha se pret votim të lirshëm të qytetarëve.

“Unë pres që këto zgjedhje te kalojnë pa presione dhe qytetarët të votojnë lirshëm dhe pa presione,” tha Xhemajlaj.

Ai deklaroi se “unë dhe qytetarët e Drenasit presim fitore”.

Xhemajlaj përmendi presionet që gjatë fushatës sipas tij u janë bërë shërbyesve civilë dhe organizatave që janë në lidhje me pushtetin.

Xhemajlaj është njëri nga gjashtë kandidatët që synojnë marrjen e postit të të parit të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që kanë nisur sot në orën 7:00 të mëngjesit.

Të drejtë vote për të votuar për kryetar kanë 53 mijë votues të Drenasit, ndërsa këto zgjedhje po vëzhgohen nga 853 vëzhgues.

http://kallxo.com/hapen-kutite-e-votimit-ne-drenas/

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.