isa xhemajlaj

Isa Xhemajlaj - Foto: KALLXO.com

FOTO: Lëndon krahun zëvendësministri i Punëve të Brendshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj, e ka lënduar krahun.

Këtë informatë e ka dhënë vetë Xhemajlaj.

Zëvendësministri ka thënë se krahun e ka lënduar gjatë aktiviteteve sportive.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Xhemajlaj u ka kërkuar falje që nuk u është përgjigjur gjithë atyre që e kanë thirrur dhe për anulimin e takimeve të parapara.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Te nderuar shokë,miq dhe dashamirë,ju kërkoj falje që këto dy ditë nuk kam mundur të ju përgjigjem thirrjeve tuaja telefonike dhe përgjigjeve në fB e veqanarisht me anulimin e takimeve të parapara për shkak të lëndimit të krahut gjatë aktiviteteve sportive.”