Kallxuesit Sot Shënojnë Ditën e Tyre

Qëllimi i lansimit të kësaj dite është që të tërhiqet vëmendja te nevoja për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të drejtës së mediave.

Pjesë e koalicionit ndërkombëtar të kallxuesve është edhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN)

Në Kosovë, KALLXO.com, platforma e raportimit të korrupsionit nga ana e qytetarëve, ka krijuar një histori të hulumtimit të rasteve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

Në fillim të vitit 2015, emisioni “Jeta në Kosovë” publikoi një hulumtim disamujor rreth largimeve të dyshimta nga puna të një numri të punëtorëve nga ProCredit Bank në Kosovë.

http://kallxo.com/jnk/largimet-nga-puna-ne-procredit-bank/

Hulumtimi kishte nisur kur disa ish punëtorë të kësaj banke janë lajmëruar në platformën e raportimit të korrupsionit, KALLXO.com për të treguar mënyrën se si u larguan nga puna. Që nga viti 2012, në KALLXO.com mbi 8 mijë qytetarë kanë raportuar në forma të ndryshme për raste të natyrës korruptive.

Në fund të vitit të kaluar, bazuar në rrëfimin e një hetuesi tatimor, emisioni “Jeta në Kosovë” publikoi trilogjinë e hulumtimit “Vjedhja e Organizuar Tatimore”. Kallxuesi Murat Mehmeti, hetues tatimor, kishte vendosur që t’i raportojë të gjitha shkeljet e pretenduara në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në prokurori rreth funksionimit të disa firmave fantome që dyshohen për evazion tatimor.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Vjedhja e Organizuar Tatimore 3

Publikimi i këtij hulumtimi nxiti reagimin e prokurorisë dhe diplomatëve të huaj të akredituar në Kosovë.

http://kallxo.com/prokuroria-reagon-pas-emisionit-per-vjedhjen-ne-tatime/

http://kallxo.com/akuzat-per-shmangie-tatimi-te-hetohen-seriozisht/

http://kallxo.com/ambasadori-amerikan-kerkon-hetim-te-evazionit-ne-tatime/

Prokuroria e Shtetit tha sot për KALLXO.com se Policia është duke siguruar informata për këtë rast pas kërkesës që i është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa muajin e kaluar, kallxuesja Rozafë Koliqi u ankua në KALLXO.com për një konkurs për asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit më të madh publik në vend “Hasan Prishtina”. Koliqi rrëfeu se si nuk u përzgjodh për asistente në një lëndë, pavarësisht se ishte më e përgatitur se konkurrenti i saj që e kishte fituar këtë pozitë.

Avansimet në UP

Hetimet për këtë rast filluan menjëherë, ndërsa të enjten KALLXO.com raportoi se rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, është marrë në pyetje nga hetuesit policorë në cilësinë e dëshmitarit.

http://kallxo.com/rektori-marjan-dema-merret-ne-pyetje-nga-hetuesit/

 

Në janar të këtij viti, bazuar në një raportim tjetër në KALLXO.com, emisioni “Drejtësia në Kosovë” publikoi hulumtimin për një rast mitoje në Gjykatën e Deçanit. Hulumtimi tregonte se si djali i gjykatëses Safete Tolaj kërkonte para për t’i rregulluar rastet të cilat i drejtonte nëna e tij.

Mito nga Djali i Gjykatëses

Gjykatësja është suspenduar menjëherë pas publikimit të hulumtimit të “Drejtësia në Kosovë”.

http://kallxo.com/suspendohet-gjykatesja-safete-tolaj/