KALLXO.COM ofron mundësi për punë praktike

3 (Tre) Kameramanë/Montazherë Asistent

2 (Dy) Asistent për Rrjete Sociale

1 (Një) Asistent Dizajner 

Për pozitën Kameraman/Montazher Asistent ftohen të aplikojnë të gjithë personat që kanë njohuri të përgjithshme në fushën produksionit; njohuri për mënyrën e funksionimit të kamerave digjitale dhe montazhit jo-linear; shkathtësi të punës me kompjuter dhe me programet Adobe Premiere, Photoshop, Ilustrator, Audition. 

Përparësi: Kandidatët që janë duke studiuar në fushën e produksionit.

Për pozitën Asistent për Rrjete Sociale ftohen të aplikojnë të gjithë personat që kanë njohuri të përgjithshme për fushën e marketingut; për Rrjetet Sociale; për përpilim të saktë të teksteve/publikimeve; për krijim të kampanjave (Facebook Ads, Google Ads, LinkedIn Ads etj.)

Përparësi: Kandidatët që janë duke studiuar në fushën e marketingut.

Për pozitën Asistent Dizajner ftohen të aplikojnë të gjithë personat që kanë njohuri të përgjithshme për dizajn; për reklama/kampanja për Rrjetet Sociale; për info-grafika; për ilustrime; 

Përparësi: Kandidatët që janë duke studiuar në fushën e dizajnit grafik.


Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe përmes postës elektronike në adresën rekrutimi @ kallxo.com më së largu deri më 25 Mars  2022, duke shënuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.

KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike apo politike.

Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në https://kallxo.com/per-ne/