Pamje nga ekspozita ‘Më gjeni’. Foto: KALLXO.com.
Skulpturat që thërrasin ndërgjegjen shoqërore (FOTO)
Dy skulptura të krijuesit Eroll Murati, po qëndrojnë të ekspozuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ekspozita “Më gjeni” e përbërë prej dy skulpturave, simbolizon thirrjet për fatin e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.
Me moton, “Dikush është ende duke i pritur te dera qe 20 vjet”, kjo ekspozitë risjellë edhe një herë plagën e madhe të shoqërisë sonë dhe nevojën për një angazhim të më madh nga institucionet për fatin e të pagjeturve.
Autori Murati ka thënë për KALLXO.com se ekspozita njëkohësisht është edhe një thirrje për shoqërinë kosovare për të mos i harruar të zhdukurit gjatë luftës.
“Ideja është që të mos i harrojmë të zhdukurit e luftës, që mos të pushojnë kërkimi për ta”, ka thënë Murati.
Ekspozita personale “Më gjeni” e Eroll Muratit do të qëndrojë e ekspozuar në Sheshin “Skënderbeu” dy javë.