Avansimet në UP

Në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten u transmetua një debat rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës lidhur me avansimet e stafit akademik dhe protestat për Universitetin.

Të ftuarit në debat diskutojnë për avansimet e stafit në universitete dhe problemet të cilat e kanë përcjellë këtë proces tash e sa vjet.

Gjatë emisionit flasin edhe kandidatë të cilët anë ankuar se u është bërë e padrejtë në procesin e përzgjedhjes së stafit akademik.

Të ftuar janë: Shaban Buza (rektor i Universitetit të Gjakovës), Rron Gjinovci (ORCA), Valmir Krasniqi (Revista Math Problems) dhe Mentor Sopjani (profesor në UP).