Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses ushtrimin ndërkombëtar 'Kampi Veror 2019'

Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin ndërkombëtar „ Kampi Veror2019“ në Krivollak të Maqedonisë së Veriut

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar sot me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Kampi Veror 2019”, në Krivollak të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se këtë ushtrim fushor me stërvitjen taktike në poligonin ushtarak në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, e kanë përfunduar  kadetët e akademive ushtarake të 12 shteteve.

“Në këtë ushtrim krahas kadetëve të SHBA-ve, Shqipërisë, Gjermanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës Çeke, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Norvegjisë, Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe kadetët e FSK-së, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale si dhe nivelin e gatishmërisë të fituara gjatë studimeve në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së”, njofton ministria.

Tutje në njoftim thuhet se në ditën kryesore të ushtrimit fushor „Kampi Veror 2019“ ushtrimin e përcolli nga afër gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe oficerë të lartët të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së.