Ilustrim

Kaçanik, therret i mituri

Një i mitur është therur me thikë dje rreth orës 11:30 në Kaçanik.

Policia ka njoftuar se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është therur me thikë nga person i panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tutje ka njoftuar se njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin e mitur, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.