Ilustrim: Flickr

Jepet fjala hyrëse në rastin e shënjestruar për liberalizim të vizave

Përkundër grevës së administratës, në Gjykatë është dhënë fjala hyrëse në rastin e të  akuzuarve për krim të organizuar lidhur me trafikimin e armëve, rast ky i cili është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Në këtë seancë për shkak të grevës së administratës nuk janë lejuar të hyjnë monitoruesit e as familjaret e të akuzuarve, në gjykatore kanë qenë të pranishëm vetëm mbrojtësit e të akuzuarve dhe prokurori.

Pas përfundimit të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Daniell Prendrecaj, avokati Gëzim Kollçaku, për KALLXO.com ka thënë se është dhënë fjala hyrëse dhe se është dëgjuar një dëshmitar.

“U mbajt seanca ku u dha fjala hyrëse dhe u dëgjua një dëshmitar, seanca e radhës mbahet me datën 17 korrik, ku do të dëgjohen të pandehurit dhe do të jepet fjala përfundimtare”, tha avokati Kollçaku.

Në këtë rast janë të përfshirë katër shtetas të Kosovës, Artan Kelmendit, Miftar Dobraj, Danjell Prendrecaj dhe Dren Mulla. Në hetimin e këtij rasti përveç institucioneve të sigurisë në Kosovë janë përfshinë edhe autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miftar Dobraj, Artan Kelmendi dhe Daniell Prendrecaj po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se duke vepruar si një grup i organizuar kriminal në krye me ish vozitësin e Konsulatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu, ndaj të cilit është duke u zhvilluar procedura në SHBA, kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë.

Ky i fundit përpos që po përmendet në aktakuzë si kreu i grupit, ishte shofer në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

https://kallxo.com/trekendeshi-kallashnikoveve-kosove-ceki-nju-jork/

https://kallxo.com/aktakuze-per-trafikim-arme-ndaj-grupit-te-ish-vozitesit-te-konsulates-se-kosoves-ne-nju-jork/

 

https://kallxo.com/dalin-para-gjykates-te-akuzuarit-per-tregti-me-kallashnikove/

https://kallxo.com/lidhjet-e-albert-veliut-ambasaden-e-kosoves-perbejne-rrezik-per-ikje/

https://kallxo.com/rruget-e-albert-veliut-per-shitje-te-armeve-droges-dhe-pastrimin-e-parave/

https://kallxo.com/mpj-albert-veliu-eshte-shofer-ne-konsullaten-e-nju-jorkut/