Armët e konfiskuara. Foto: U.S. Attorney’s Office for the Eastern District of New York

Aktakuzë për Trafikim me Armë Ndaj Grupit të ish-Vozitësit të Konsulatës së Kosovës në Nju Jork

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinë kundër tre të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale trafikimi i armëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media.

Ata ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar në Klinë.

“Të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P., duke vepruar si grup i organizuar kriminal në krye me A.V., kundër të cilit procedura penale po zhvillohet në SHBA, e kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë, në atë mënyrë që gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-ve, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, e ka lidhë marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko-karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më tutje bëhet e ditur se A.V. përmes të pandehurve tjerë e ka organizuar dorëzimin e armëve në Kosovë.

“ Të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P. ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta  të blerjes se simuluar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të pandehurit në fjalë ishin arrestuar më 27 qershor 2017, në një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve.

Rasti është realizuar me bashkëpunimin të ngushte mes organeve të ligjit në Kosovë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar, BIRN kishte raportuar për hetimet e zhvilluara në Amerikë ndaj Albert Veliut, ish vozitës i Konsulatës së Kosovës në Nju Jork.

http://kallxo.com/rruget-e-albert-veliut-per-shitje-te-armeve-droges-dhe-pastrimin-e-parave/

Albert Veliu aktualisht gjendet në paraburgim në Amerikë meqë një kërkesë e tij për lirim për shkak të frikës se lidhjet e tij diplomatike do ta ndihmonin të ikte.

http://kallxo.com/lidhjet-e-albert-veliut-ambasaden-e-kosoves-perbejne-rrezik-per-ikje/

http://kallxo.com/trekendeshi-kallashnikoveve-kosove-ceki-nju-jork/