Gjykata rrit dënimet për grupin për trafikim armësh të ish-vozitësit të Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Gjykata në Prishtinë për të dytën herë i ka gjetur fajtorë Artan Kelmendin, Danjell Prendrecajn dhe Miftar Dobrajn për veprat penale krim i organizuar lidhur me trafikun e armëve.

Miftar Dobraj është kunati i Albert Veliut, ish-vozitës i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, i cili u dënua për këto vepra nga një gjykatë në SHBA. Dobraj sot u dënua me 7 vjet burg dhe një gjobë prej 7 mijë euro.

Artan Kelmendi u dënua me 5 vjet burg dhe 3,500 euro gjobë me gjobë.

Ndërsa i akuzuari i tretë Danjell Prendrecaj u dënua për ndihmën e dhënë për trafikun e armëve me 2 vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë.

Më 10 mars të këtij viti përfundoi për herë të dytë gjykimi ndaj Kelmendit, Prendrecajt dhe Dobrajt, i  cili gjykim  është njëri ndër rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.

Përfundon rigjykimi për grupin e akuzuar për trafikim armësh, pritet vendimi

I bashkëakuzuar në këtë proces ishte edhe Albert Veliu, dhëndri i të akuzuarit Dobraj.

Albert Veliu është dënuar në SHBA, nga Gjykata Federale e Brooklynit me 9 vjet burgim për pastrim të parave dhe trafik të armëve në Kosovë.

EKSKLUZIVE: Dosja për Trafikun e Armëve nga Klina për Narkokartelet Meksikane

Gjykata e shkallës së parë me 20 korrik të vitit 2018 kishte shpallur fajtorë  të akuzuarit për veprat penale trafikim me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Prishtinës e kishte dënuar grupin e organizuar me  12 vite e 8 muaj burgim e 19 mijë euro gjobë, ndërsa individualisht u kishte shqiptuar këto dënime.

Gjykata e Prishtinës e kishte dënuar Miftar Dobrajn me 5.6 vjet burgim dhe 7 mijë euro gjobë, Artan Kelmendin me 5vjet e dy muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë, ndërsa Daniell Prenrecajn me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro gjobë, e të akuzuarin Dren Mulla me 4 mijë euro gjobë. Po ashtu, Gjykata kishte dhënë dënim plotësues konfiskimin e antitankut “Zola’’ me projektil 64 mm,  8 pushkëve automatike  AK47, një pushke ajrore, një revole ‘’GLOC’’, një Audi A3, shumën prej 1 mije e 653 euro si dhe 3 telefona.

Por Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, pasi që Gjykata e shkallës së parë në hyrje të aktgjykimit ka përshkruar kualifikimin ligjor që  e ka bërë gjykata e jo Prokuroria, pastaj dispozitivi i  aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin e tij, konstatimi i gjykatës ë shkallës së parë ishte në kundërshtim me provat materiale, gjykata e shkallës së parë nuk e ka aprovuar cilësimin juridik të aktakuzës.

Ndërsa për të akuzuarin Dren Mulla është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë.KALLXO.com ka raportuar ne vazhdimësi lidhur me këtë çështje penale.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës,  Miftar Dobraj, Artan Kelmendi dhe Daniel Prendrecaj po akuzohen se duke vepruar si një grup i organizuar në krye me ish-vozitësin e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu, kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë.

Në muajin prill të vitit 2018 filloi gjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur nën akuzën për krim të organizuar për trafikimin e armëve.

Në seancën e parë të 17 prillit 2019, Dren Mulla kishte pranuar fajësinë për veprën penal armëmbajtje pa leje edhe procesi gjyqësor ndaj tij ishte veçuar duke vazhduar me tre të akuzuarit e tjerë.

Gjykata e shkallës së parë me 20 korrik të vitit 2018 kishte shpallur fajtor të akuzuarit për veprat penale trafikim me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Prishtinës e kishte dënuar grupin e organizuar me 12 vjet e 8 muaj burgim e 14 mijë euro gjobë, ndërsa individualisht u kishte shqiptuar këto dënime.

Gjykata e Prishtinës kishte dënuar Miftar Dobrajn me 5.6 vjet burgim dhe 7 mijë euro gjobë.

Artan Kelmendin e dënoi me 5.2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, ndërsa Daniell Prenrecajn e dënoi me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro gjobë, e të akuzuarin Dren Mulla e dënoi me 4 mijë euro gjobë.

Po ashtu, Gjykata kishte dhënë dënim plotësues konfiskimin e antitankut “Zola’’ me projektil 64 mm,  8 pushkëve automatike  AK47, një pushke ajrore, një revole ‘’GLOC’’, një Audi A3, shumën prej 1 mije e 653 euro si dhe 3 telefona.

Por Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, pasi që Gjykata e shkallës së parë në hyrje të aktgjykimit ka përshkruar kualifikimin ligjor që  e ka bërë gjykata e jo Prokuroria, pastaj dispozitivi i  aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin e tij, konstatimi i gjykatës ë shkallës së parë ishte në kundërshtim me provat materiale, gjykata e shkallës së parë nuk e ka aprovuar cilësimin juridik të aktakuzës.

Ndërsa për të akuzuarin Dren Mulla është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë.