Jep dorëheqje kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo dorëheqje vjen tri ditë pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari, shkarkim për të cilin thuhet se Gashi ka qenë kundër.

Ai thotë se dorëhejqja e tij lidhet me shkarkimin e Ekrem Hajdarit.

“.. Mirëpo, largimi i Drejtorit Menaxhues, për mua si Kryesues i Bordit, nënkupton shkëputjen e lidhjes në mes të këtyre dy mekanizmave kryesor të Agjencisë, e që besoj se është qenësore për punën e mëtejme të Agjencisë. Për më tepër, arsyetimi i pabazuar se shkarkimi është rezultat i rezultateve të dobëta të punës, ka zbehur besimin tim se mund të punohet më tutje në interesin e përgjithshëm të Agjencisë. Rrjedhimisht, sot i kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, ka thënë Gashi në sqarimin dërguar mediave.

Ai ka thëë se e ka e konsideruar të pabazë arsyetimin e dhënë dhe shkarkimin Hjadarit dhe se e kakundërshtuar duke e konsideruar si veprim me pasoja për Agjencinë.

“Motivet reale të shkarkimit të z. Hajdari besoj se do të bëhen të qarta për publikun me përzgjedhjen e pasardhësit të z. Hajdari”, ka thënë Gashi.

“Mirëpo, jam i obliguar t’i sqaroj publikut të arriturat e Agjencisë gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë Drejtor Menaxhues i Agjencisë. Raportet vjetore të Agjencisë dhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm tregojnë që rezultatet e shënuara nga Agjencia në vitin 2017 janë më të mirat në historikun e Agjencisë. Gjatë këtij viti Agjencia ka shitur me shumë asete se ndonjëherë më parë, ka grumbulluar fonde më shumë, ka tërhequr më shumë investitorë, dhe ka ngritur çmimin e shitjes së aseteve. Për më tepër, asetet e uzurpuara gati janë elimuar në tërësi”.

Ai thotë se të arritura të ngjajshme janë evidentuar edhe në inkasimin e qirasë, transferet e 20 përqindëshit të punëtorëve, dhe në trajtimin e kërkesave kreditore.

“Me amandamentimin e Ligjit për Agjencinë, është bërë e mundur shpërndarja e fondeve të bllokuara të privatizimit, çështje kjo që është debatuar gjatë në Kosovë. Ndryshimet në legjislacion kanë bërë të mundur edhe pagesën më të lehtë të shpronësimeve nga ana e Qeverisë por edhe të institucioneve të tjera. Edhe brenda vet Agjencisë janë ndërmarrë hapa serioz në drejtim të rritjes së efiçiencës”.

Petrit Gashi është zgjedhur kryetar i Bordit të AKP-së më 17 dhjetor 2015.

KALLXO.com shkroi edhe për shkarkimin e Ekrem Hajdarit.

https://kallxo.com/shkarkohet-drejtori-i-akp-se/?fbclid=IwAR1diqNeRUmJcNNER97OUJovigeaE_i3AvLacUwpWoe7gfDFz9s48yRXDGQ