Mynevere Hoxha. Foto: Kallxo.com

Jep Dorëheqje Drejtorja e Klinikës së Neonatologjisë

Largimin e Hoxhës nga kjo Klinikë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se dr. Mynevere Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë. Bazuar në kompetencat ligjore, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka caktuar ud. Drejtor të Klinikës dr. Xhevdet Gojnovci”, tha Fazliu.

Ai tha se Hoxha do të vazhdojë të jetë mjeke në këtë Klinikë por që nga sot nuk do t’i ushtrojë më kompetencat e drejtorit.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Hoxha nuk i është përgjigjur telefonatave dhe as porosive telefonike.

KALLXO.com dhe Jeta në Kosovë kanë raportuar disa herë për Klinikën e udhëhequr nga Hoxha. Gjatë udhëheqjes së saj është raportuar për suksesin e trajtimit me surfaktantë te foshnjet e lindura para kohe por edhe për ankesat e prindërve për trajtim jo profesional dhe mungesë kushtesh.

http://kallxo.com/jeta-ne-kosove-a-ia-vlen-te-shtrihesh-ne-qkuk/

http://kallxo.com/njerezit-dhe-trajtimi-qe-po-shpetojne-jete-foshnjash/

QKUK- Trajtimi i Çrregullt i Fëmijëve me Anomali