Gjykimi i Oliver Ivanoviqit | Foto: KALLXO.com
Ivanoviq nuk Shkon në ‘Lagjen e Kovaçëve’
Për ta pasur më të qartë vendin e ngjarjes të përshkruar nga dëshmitarët në gjykimin e Oliver Ivanoviqit, sot trupi gjykues ka dalë në “Lagjen e Kovaçëve”.
Rishikimi i vendit të ngjarjes në Mitrovicën e Jugut e që lidhet me masakrën që ka ndodhur në prill të 1999-ës për të cilën ngjarje po akuzohet Ivanoviqi.
Oliver Ivanoviq nuk ishte i pranishëm në vendin ku pra 18 vjetësh ndodhi masakra, por ai u përfaqësua nga avokati i tij.
Lajmin për daljen në vendin e masakrës e konfirmoi për KALLXO.com, Burhan Maxhuni përfaqësuesi i palëve të dëmtuara.
“Ne sot e kemi bërë rishikimin e vendit të ngjarjes në Lagjen e Kovaçëve, sepse keni parasysh ka ndryshuar shumë send aty, mirëpo kemi qenë të asistuar nga përfaqësuesit e kadastrit të Mitrovicës, sepse edhe emërimi i rrugëve sot nuk është i njëjtë nga koha kur ka ndodhur ngjarja”, tha Maxhuni.
Sot përveç trupit gjykues që udhëhiqet nga gjyqtarja Roksana Comsa, në rishikim mori pjesë edhe prokurori Romulo Mateus dhe përfaqësues të palëve të dëmtuara.
Rishikimi i vendit të ngjarjes në gjykimin e Ivanoviqit kishte ndodhur edhe më parë.
http://kallxo.com/ne-rastin-ivanoviq-paralajmerohet-rishikimi-i-vendeve-te-ngjarjeve/
Ivanoviq, Ish-zyrtari i qeverisë serbe dhe kryetari i një partie politike të serbëve të Kosovës të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi”, akuzohet për krime lufte dhe se ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet që ai ishte udhëheqës i një njësie policore paraushtarake.
Oliver Ivanoviq u dënua nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në janar të vitit të kaluar me nëntë vjet burg për krime lufte të kryera në vitin 1999.
http://kallxo.com/sot-vendimi-per-oliver-ivanoviqin/
Por në shkurt të vitit 2017 Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim rastin e Ivanoviqit.
http://kallxo.com/apeli-e-dergon-ne-rigjykim-rastin-e-oliver-ivanoviqit/