Valon Tolaj | Foto: Facebook

Ish-zyrtari i AAK-së emërohet Drejtor Menaxhues i AKP-së

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt gjatë të cilës ka emëruar Valon Tolajn në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër vitesh.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mandati i Valon Tolajt ka filluar sot.

Valon Tolaj ka qenë sekretar ekzekutiv i partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

https://kallxo.com/valon-tolaj-kerkon-lirim-nga-pozita-e-sekretarit-te-aak-se/

“Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi propozimet për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A”, njofton AKP.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shitblerjes për diferencën e mospërmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 Euro, ndërmarrja e re “Sharrcem” të paguajë çmim shtesë për blerjen e aksioneve.

Po ashtu Bordi i Drejtorëve mori vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM“ Golesh dhe “XIM” Strezovc të ndiqen hapat ligjorë për inkasimin e këtyre ndëshkimeve.