Isa Mustafa | Foto: RTV 21

Isa Mustafës i hapin llogari të rrejshme në ‘Facebook’

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se dikush ka hapur një profil të rremë në emrin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai përmes një postimi në këtë rrjet thotë se çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i tij.

“Tani kuptova se dikush ka hapur nje profil te rremë, në emrin tim:  https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816”, ka njoftuar Mustafa.

Lideri i LDK-së, tutje bëri të ditur se shfrytëzon vetëm adresën e deritanishme zyrtare.