Ibrahim Rugova e Isa Mustafa - Foto: Facebook

Isa Mustafa me një Mesazh të Shkurtër e Kujton Rugovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kujtuar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, me anë të një mesazhi të shkurtër.

Isa Mustafa e ka quajtur arkitekt të pavarësisë së Kosovës presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili ka vdekur para 12 vjetësh.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova!”, kaq ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” Isa Mustafa.

Kujtojmë se Isa Mustafa është duke u trajtuar në Gjermani për shkak të një problemi shëndetësor.

Sot, ndërkaq, zyrtarët më të lartë të LDK-së, por edhe të institucioneve shtetërore, kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë.