Foto: Kallxo.com

Internews Kosova mbajti ligjëratë me studentët e Gazetarisë

Internews Kosova sot ka mbajtur ligjëratë me studentët e gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ligjërata kishte për qëllim t’i informojë studentët mbi Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave Intelektuale ku u diskutua për mbrojtjen e të drejtave të autorit në media.

Ligjërata u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i studenteve të degës së Gazetarisë në UP.

Në këtë trajnim studentët janë informuar në lidhje me legjislacionin që rregullon dhe mbron të drejtat e autorit, me specifikat e ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta si dhe me pasojat e shkeljes së  këtyre të drejtave.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Ligjërues në këtë trajnim ishin Kreshnik Gashi, kryeredaktor i KALLXO.com, dhe Arbër Kadriu, zyrtar ligjor në zyrën ligjore të Internews Kosova.

Kjo ligjëratë u organizua si pjesë e projektit “Vetëdijesimi i qytetarëve mbi rëndësinë dhe përmbajtjen e MSA-së”, projekt i mbështetur nga KCSF.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’