Inspektorët në Pejë gjejnë barna me afat të skaduar

Një person  është shoqëruar në Polici, pasi dyshohet që ka shpërndarë barëra me afat të skaduar.

Sipas njoftimit të Policisë, inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar një lokal dhe më pas një shtëpi, ku janë gjetur barëra të ndryshme me afat të skaduar si dhe lëndë e parë për prodhimin e çajrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin është invervistuar një femër dhe më pas e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është gjetur në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 07:00 në Pejë.