Inspektorati i Prishtinës gjobit kontraktorët e PTK-së

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Inspeksioni sot ka dënuar kontraktorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, të cilët kanë zhvilluar punime pa pëlqim paraprak nga organi kompetent, duke e dëmtuar kështu hapësirën publike.

Siç thuhet në njoftim të Drejtorit të Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri përveç që do të gjobiten qytetarët për dëmtime të tilla, institucionet e do të gjobiten veç me shumë.

“Nuk mund të presim respektim të rendit dhe ligjit nga qytetarët, përderisa vet institucionet nuk e bëjnë një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”.