Foto: Komuna e Mitrovicës
Mitrovicë, inspektorët mbyllin mullirin pas ankesave për shtrenjtim të miellit
Komuna e Mitrovicës njofton se është mbyllur mulliri në Zhabar të Mitrovicës pas ankesave të qytetarëve për shtrenjtim të miellit.
Në këtë kohë të gjendjes emergjente për shkak të koronavirusit COVID-19, askush nuk mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve duke i shtrenjtuar çmimet, sidomos për produktet bazike ushqimore, tha komuna e Mitrovicës në një komunikatë.
Pas ankesave të shumta të qytetarëve, sot Drejtoria e Inspeksionit ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.
Inspektorët komunal kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, i cili për 100 kg është shitur prej 50 deri 80 euro.
“Komuna e Mitrovicës do të ketë zero tolerancë ndaj atyre bizneset që i ngritin çmimet në këtë gjendje të emergjencës”, thotë kryetari i Komunës Agim Bahtiri.