Skenderaj - foto: kallxo.com

Skenderaj, mbyllet përkohësisht një lokal që shërbente 'shisha' për të miturit

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se Inspeksioni komunal ka gjobitur një lokal në këtë qytet pasi që ka shërbyer shisha për të miturit.

Sipas njoftimit të Komunës, dje, pas marrjes së informatës që i njëjti biznes përsëri në mënyrë të jashtëligjshme ka shërbyer fëmijët nën moshën 18 vjeçare, sipas ligjit lokali është mbyllur përkohësisht.

“Me këtë rast, Komuna e Skenderajt, kërkon nga të gjitha bizneset që fëmijët nën moshën 18 vjeçare të mos shërbehen me produkte të ndaluara sipas ligjit duke përfshirë, duhanin, alkoolin, shisha etj, përndryshe inspekcioni komunal do të marrë masa ndëshkimore sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Komunës në rrjetin social ‘Facebook’.