burimi T.Q. Gjilan

'I vetëm në banesë’, sonte në Teatrin e Gjilanit

Repriza e shfaqja ‘I vetëm në banesë’ me tekst të Avni Shkodrës dhe Natyrë Kallabës, jepet  këtë të shtunë në ora 20:00 në Teatrin Gjilani.

Shfaqja është pjesë e repertorit të rregullt të këtij teatri dhe trajton problemin e procesit të shkrimit të një dramaturgu/skenaristi të cilit gradualisht fillojnë t’i shfaqen personazhet e shkrimeve të tij.

Luajnë: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa, Njomëza Kalaveshi, Tringa A. Hasani.