I akuzuari për keqpërdorimi të detyrës zyrtare deklarohet i pafajshëm

Avni Biqkaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare është deklaruar se nuk ndjehet fajtor për akuzat që prokuroria ia vë në barrë atij.

“Fajësinë nuk e pranoj”, tha Avni Biqkaj, pasi u pyet nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Hamdi Ibrahimi rreth fajësisë.

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë se shtetit gjykatësi Hamdi Ibrahimi e pyeti prokurorinë se ne diapozitiv të aktakuzës nuk shkruan se për kë u lejua procedura e përmbarimit.

Prokurori Feti Tunizliu tha se është bërë një gabim drejtshkrimor, dhe ne seancën e sotme tha se do të bëhet përmasimi i këtij gabimi.

I dëmtuari Jakup Tërnava deklaroi se  e konsideron veten se është  palë e dëmtuar për arsye se sipas propozimit dhe kërkesës të institutit mikro-financiar “Kos-Invest” ai  i është nënshtruar dy procedurave të përmbarimit dhe se nga i njëjti kërkohet kthimi i shumes prej 7 mijë eurove.

“Sipas dijenisë time çështja  ka kaluar te përmbaruesi privat dhe përmbaruesi privat e pret vendimin e Gjykatës Themelore”, tha Tërnava.

Përfaqësuesja e institucionit mikro-financiar avokatja Nora H. Veliu paraqiti  kërkesë juridike ndaj të akuzuarit Avni Biqkaj. Ajo tha se bazuar në propozimin të cilin e kanë parashtruar pranë prokurorisë bëjnë kërkese për pasurinë juridike për dëmin e shkaktuar në vlerë prej 7.857.80 €, që sipas saj ka të bëjë me kredinë e shumës 7.000€ dhe interesin, përkatësisht kamatën e llogaritur në këtë shumë të borxhit për mos kthimin e detyrimit.

Avokatja Nora H. Veliu, tha se “Ne si palë e dëmtuar konsiderojmë se edhe i pandehuri edhe tani i dëmtuari Jakup Tërnava, solidarisht ka detyrim ndaj institutit miro-financiar “Kos Invest” për shumën e lartcekur”.

Sipas aktakuzës së prokurorisë kundër Avni Biqkaj janë duke u zhvilluara edhe procedura penale për shkak të veprave të ngjashme penale, sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare ka tejkaluar kompetencat me qëllim përfitimit e pasurisë. Sipas pretendimeve të prokurorisë, i akuzuari Tërnava, si menaxher i operativës në institucionin mikro-financiar “Kos Invest”, dega në Prishtinë ka dal jashtë detyrave dhe përgjegjësive të parashkruara në kontratën e punës me qëllim të shkaktimit të dëmit tjetër, ashtu që paraprakisht ka përpiluar kontratën individuale prej 4 faqesh nr.Pr07496 me 30.04.2012, lidhur kinse mes palëve kontraktues –   kredi dhënësi “Kos Invest” me seli në Prishtine dhe kredi dhënësit Jakup Tërnava nga Fushë Kosova.

Marrëveshja e pengut me klientin Jakup Tërnava dhe formën për bashkë huamarrësin Shqipe Tërnava ku ka vënë nënshkrimin e saj edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktvendimin E.nr1670 datës 26.11.2013 lejon përmbarimin ndaj Jakup Tërnavës, duke sekuestruar Kamionin DAF në vlerë prej 10 mije euro, dhe pagën mujore prej 170 euro, ndërsa pasi i ka tërhequr 7.000 €, në “Raiffesien Bank” me 30.04.2012 pa dijen dhe leje parapake të “kredi marrësit” dhe “bashkë huamarrësit” me pajtimin e ish- drejtorit së të dëmtuarës ”Kos Invest” për të kompensuar borxhet e vonuara të klientëve që të sanohet gjendja e rëndë financiare në të cilën ndodhej ky institucion.

I pandehuri Avni Bikqaj, akuzohet nga prokuroria se në bashkëkryerje me të pandehurën Rusudan Kharabadze ka kryer vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 te KPK-së.

Hamdi Ibrahimi, Feti Tunuzliu, Nora Veliu, Jakup Tërnava, Avni Biqkaj.