Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla

Dalin para gjyqit të akuzuarit për mashtrim me vota në zgjedhjet e vitit 2010

Për sot ishte paraparë të mbahej seanca gjyqësore ndaj 5 të akuzuarve për mashtrim me vota gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

Në këtë rast të akuzuar janë Mensur Avdullahu, Lulzim Ademi, Driton Xhemaili, Bilall Musliu dhe Nexhmi Jusufi.

Megjithatë seanca ka dështuar për shkak të mungesës së të akuzuarit Driton Xhemaili.

Në seancë prezent nuk ishte as përfaqësuesi i KQZ-së, i cili mungesën e tij e kishte arsyetuar me shumë angazhime për zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Sipas aktakuzës, në zgjedhjet e vitit 2010, Mensur Avdullahu në cilësinë e kryesuesit si dhe Lulzim Ademi, Driton Xhemaili, Bilall Musliu dhe Nexhmi Jusufi në cilësinë e anëtarëve të komisionit të partive të ndryshme, në bashkëveprim kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve apo votimeve në Kosovë.

Këtë e kanë bërë në atë mënyrë që me rastin e numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike kanë hequr dhe shtuar gjithsej 738 vota, kandidatëve të preferuar nga subjektet politike LDD, AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK, LDK, VV, AAK dhe PDK.