
Prishtinë, burrat akuzohen për tentimvrasje me veturë, sopatë e thikë
Një konflikt pronësor dyshohet se çoi në një konflikt dhe tentim vrasje.
Mustafe Xhemajli dhe Mirsad Bahtiari të cilët në muajin shtator të vitit 2014 kishin tentuar t’a vrisnin njëri tjetrin.
Sipas aktakuzës Xhemajli e kishte ndjekur dhe goditur Bahtiarin me veturë ndërsa Bahtiari i ishte vërsulur me thikë e sopatë.
Motivi për t’a vrarë njëri tjetrin sipas prokurorisë ishte një problem pronësor.
Të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që iu ngarkohen.
Seanca gjyqësore e paraparë të mbahet sot lidhur me këtë rast u shtye meqë njëri avokat mbrojtjës tha se nuk i ka ende shkresat e lëndës .
Trupi gjykus më pas mori vendim që seanca të shtyhet për datën 10 tetor, në të cilën palët do të paraqesin fjalën hyrëse.
Sipas prokuorisë,i akuzuari Mustafe Xhemajli me datën 8 shtator 2014, rreth orës 20 e 30 min në rrugën ‘’Lidhja e Prizrent’ në Prishtinë ka tentuar t’a privojë nga jeta Mirsad Bahtiarin.
Sipas aktakuzës, a i ishte vërsulur me veturën e tipit ‘’ Jeep Land Rover’’ duke e goditur në këmbën e djathtë dhe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mirsad Bahtiari, me datën e njëjtë ka tentuar ta vrasë Mustafë Xhemajlin, ashtu që pas një konflikti për pronë i është vërsulur me thikë dhe sopatë, ku thika kishte gërvishur xhamin e dritares gjysmë të hapur ndërsa sopata kishte mbetur e ngulitur në xhamin e djathtë të anës së pasme të veturës të cilën ishte duke e vozitur i akuzuari Xhemajli.