Dështon seanca ndaj zyrtarëve komunal të Prishtinës

Dështon të mbahet seanca ndaj zyrtarëve komunalë Naim Shasivari dhe Negjmije Krasniqi  për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak për shtyerjen e kësaj séance ishte mungesa e dëshmitrait Kolë Rama i cili ndonëse ishte ftuar me rregull mungesën nuk  ekishte arsyetuar.

Seanca e rradhës u caktuar për datën 16 dhjetor dhe dëshmitari do të sillet me forcë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Naim Shasivari, akuzohet se deri më 7 dhjetor 2016, si person zyrtar në Arkivin Komunal të Prishtinës, në pozitën e shefit të sektorit të depos nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare.

Sipas pretendimeve të prokurorisë i pandehuri Shasivari, gjatë pranimit nuk ka kontrolluar lëndët arkivore në dosjet e lëndëve të cilat kanë qenë në depon e këtij arkivi, dhe kishte pranuar dokumentin e falsifikuar, pa i përfillur procedurat, pa procesverbal për pranimin e lëndëve në depo të këtij arkivi.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Naim Shasivari, si shef i depos një kopje të kësaj marrëveshje ia kishte dorëzuar palës, tani të ndjerit Mirosllav Joksimoviq, i cili me këtë dokument të falsifikuar ka bërë bartjen e kësaj prone në emër të tij, e që në fakt sipas Prokurorisë këto ngastra janë pronë e ndërmarrjes bujqësore “Ratar” të Llapllasellës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Nexhmije Krasniqi akuzohet se në pozitën e ndihmës arkivistes si dhe duke ushtruar pozitën e shefit të depos, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me ç`rast , në kërkesën e Zyrës Kadastrale të Komunës së Prishtinës për verifikimin e vendimit të lëshuar nga KK-Prishtinë e kishte kthyer përgjigjen me shkrim se lënda me numër 44/63 nuk gjendet në dosjen e Arkivit Komunal të Prishtinës edhe pse pas kontrollit nga ana e policisë më vonë është gjetur dhe sekuestruar lënda origjinale.

Sipas aktakuzës, Nexhmije Krasniqi të njëjtin dokument, marrëveshjen e arondimit, ia kishte gjetur dhe ofruar palës Stojaniviq Vanka, ashtu që mbi këtë bazë ka mundësuar që të bëhet bartja e ngastrave të lartcekura në emër të tani të ndjerit, Mirosllav Joksimoviq.

Mungesa e prokurores shtyen gjykimin ndaj zyrtarëve të Arkivit Komunal të Prishtinës

.