Hulumtimi i ‘Drejtësia në Kosovë’ rreth dyshimeve për shitjen e bebes rezulton me aktakuzë

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, R.F. dhe R.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ‘’Trafikimit me njerëz’’ dhe ‘’Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri R.F. akuzohet se më 8 maj të vitit 2003, në Gjilan, me dashje e ka trafikuar fëmiun e porsalindur të të dëmtuarës N.A.

Në aktakuzë thuhet se pas lindjes së fëmijës, i dyshuari e kishte detyruar të dëmtuarën që në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmijën të pandehures R.A.

Ndërsa R.A., akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë dhe e ka mbajtur fëmijën e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmijës nga institucioni përkatës.

Muajin e kaluar, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar një hulumtim rreth këtij rasi

Dyshimet për shitjen e foshnjës

Nëna e foshnjës e cila ishte shitur në Preshevë ishte rrëfyer ekskluzivisht për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

https://kallxo.com/nena-e-foshnjes-qe-u-shit-ne-presheve-rrefehet-ne-drejtesia-ne-kosove/