Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Hoti: Ideja e korrigjimit të kufijve është korrigjim i Deklaratës së Pavarësisë

Ka filluar Debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se angazhimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,  është kundërkushtetues dhe kundër Republikës së Kosovës.

Hoti ka thënë se pas këtij debati duhet të votothet rezoluta e cila e ka vetëm një pikë.

“Territori i Republikës së Kosovës është një e i pandashëm dhe as presidenti e as askush tjetër nuk ka mandat të negocion për territorin e Republikës së Kosovës”, tha Hoti.

Sipas tij me votëne e tyre për këtë rezolutë krijojnë siguri për qytetarët e vendit.

Hoti tha se sipas vlerësimeve mbi 80 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur me rrjedhën politike në Kosovë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk i siguron Kosovës anëtarësim në OKB dhe nuk i siguron perspektiv të qartë drejtë BE…. Ideja e korrigjimit të kufijve është korrigjim i Deklaratës së Pavarësisë”, tha Hoti.

Sipas tij “në kohën kur do të duhej të ishim të bashkuar propozimi për korrigjim na ka dobësuar në raport me Serbinë. Thaci është afru me Vuçiq por na ka largu mes veti”.

Me këtë refuzim Hoti tha se mbrojnë shtyllat e shtetit tonë dhe mbrojnë gjeopolitikat euroatlantike.

“Dialogimi për kufijtë do të thotë dorëzim para politikave mohuese të shtetit të Kosovës”, tha ai.