Homazhe për Heronjtë e Kombit Ilir Konushevci e Hazir Malaj - FOTO

Familjarë, qytetarë të shumtë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të Heroit të Kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dëshmorit të Kombit, Hazir Malaj.

Homazhet janë duke u mbajtur në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa më vonë pritet të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj rivarrimi pritet të bëhet në orën 14:30 në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, Prishtinë.