Foto: Ilustrim

Tre persona që këroheshin nga Policia e Kosovës, arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Obiliq i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, i njejti është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur po ashtu se është arrestuar edhe një person tjetër i kërkuar në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet i cili me urdhëresë të gjykatës ishte në kërkim ndërsa më pas është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rreth orës 21:00 të natës së mbrëmshme është arrestuar në aeroport i kërkuari i tretë, mashkulli kosovar duke u dërguar në burgun e Hajvalisë në vuajte të dënimit.