Historike: Kosova fiton Divizionin C të Kampionatit Europian U18
29.7.2018 - 21:49
Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka fituar ndaj Qipros në finalen e Kampionatit Europian të Divizionit C.
Kosova fitoi përballjen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultatin 73-64.
Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur vendin e parë në këtë turne dhe gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm.
Në çerekun e parë, Kosova ishte larg më e mirë dhe fitoi me rezultatin 23:7.
Kosova ishte më e mirë edhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 16:13.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova zhvilloi ndeshje jashtëzakonisht të mirë – ku si përfundim fituan me rezultatin 73-64.
Vlen të theksohet se në gjysmëfinale Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës, ndërsa Qipro e mposhti San Marinon./21Media