Hetohet një Vdekje në Shtime

Policia e Kosovës njofton për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Shtime.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, kur viktima, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Psikiatrikë, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, por pas pak ka ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.