Foto: Facebook

Herrera drejt largimit nga Manchester United

Mesfushori spanjoll Ander Herrera duket se i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”, pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Sipas ‘El Correo’,  spanjolli ka zgjuar interesim të skuadrave spanjolle dhe që tani është duke menduar për skuadrën e re, pasi në fund të sezonit do t’i përfundojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.

Spanjolli u transferua te Manchester United në verën e vitit 2014-të nga Atletico Bilbao, dhe mund të rikthehet te baskët.