Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Haziri: LDK Nuk Bëhet As Patericë As Pjesë e Kësaj Qeverie

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar rreth mundësisë që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës pas njoftimit për largimin e Listës Serbe prej ekzekutivit.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se LDK nuk ka kurrëfarë interesi të jetë patericë ose pjesë e Qeverisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

“Duke qenë udhëheqese e opozitës dhe duke pasur një peshë politike si partia më e madhe në vend, LDK nuk ka kurrfarë interesi me qenë patericë ose pjesë e kësaj qeverie. Interesi i LDK është me e rujtë shtetin tonë, Republikën tonë!”