Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Vizitën e Parë Jashtë e Realizon në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se nesër do të realizojë vizitën e parë jashtë vendit që kur e ka marrë detyrën e shefit të Qeverisë më 9 shtator.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj do të vizitojë Shqipërinë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër pas votimit në Kuvendin e Kosovës më 9 shtator.

Haradinaj është zgjedhur me 61 vota për dhe një abstenim në një seancë ku gjatë votimit deputetët e Vetëvendosjes, LDK-së dhe Alternativës e lëshuan sallën.

http://kallxo.com/kalon-ne-kuvend-qeveria-haradinaj/