Haradinaj Udhëton Jashtë Vendit pa Vizë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po bën një vizitë pune në shtetin e Shqipërisë. Ai është prit në Shqipëri nga Presidenti, Ilir Meta. Zyra e Kryeministrit, njoftoi se Haradinaj me Metën janë takuar për të biseduar rreth proceseve nëpër të cilat po kalojnë dy shtetet.

Haradinajt, rishtaz i është dashur të anulojë një vizitë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pamundësi të sigurimit të vizës për udhëtim atje.