Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj u kërkon deputetëve mos zvarritjen e votimit të projektligjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit iu drejtua partive opozitare, duke iu kërkuar moszvarritjen e mëtejme të votimit të projektligjeve.

Ai tha se qe disa ditë rresht ka ardhur në Kuvend, për të debatuar rreth dialogut.

“Pra disa ditë të qeverisjes së mirë Glauk që ish dashtë me ia kushtu qytetarëve po vij këtu, por për shkak të marrëdhënies pozitë-opozitë tema po shtyhet për një arsye të caktuar. E dyta ditë që jam këtu duke u munduar me zënë rendin me qenë me ju për respekt të një teme që e keni lajmëruar”, shtoi kryeministri.

Haradinaj ndërkohë tha se qeverisja e tij nuk i kryen punë vetëm një partie politike, por të gjithë qytetarëve.

“Sa i përket qeverisjes, ne do të kemi rast me folë. Një gjë ju siguroj që nuk është ndodnjë qeverisje e flejtne, nuk është qeverisje e partive që është ka kryen punë për një parti. Vendimet e kësja qeverie i shkojnë qytetarëve e ata janë edhe Vetëvendosje, edhe LDK, edhe PSD por edhe pozitë”, tha ai.

Kryeministri kërkoi nga deputetët që me veprimet e tyre të mos i cenojnë raportet me Bashkimin Evropian.

“Ju kisha lutë, ka mundësi që mundemi me lënë jashtë luftës opozitare, është ndjeshmëria e marrëdhënieve tona me BE-në, nuk po flas për paratë”, tha ai.