Takimi i kryeministrit Haradinaj dhe anëtarëve të Bordit të Trepçës, Foto: ZKM

Haradinaj: Trepçës Duhet t'i Kthehet Nami i Dikurshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar anëtarët e Bordit të ri Mbikëqyrës të Trepçës para të cilëve tha që Qeveria e Kosovës është e interesuar që Trepçën ta kthejë në këmbët e veta dhe se Trepça ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Në këtë takim, kur të pranishëm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u bisedua për punët që e presin Bordin e ri, për hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues, për të cilat kryeministri Haradinaj tha se duhet të përfundojnë shumë shpejt.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj i inkurajoi anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës që të punojnë si ekip për ta rikthyer Trepçën në funksion të zhvillimit ekonomik dhe për t’ia rikthyer asaj namin e dikurshëm.

Kryeministri Haradinaj tha se i kupton problemet të cilat e presin bordin e ri, për të cilat tha se duhet angazhim të të gjithëve në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.

Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të ‘Trepçës’, u pajtuan që të ketë një bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverinë mbështetjen e mëtejme për Trepçën.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi më 4 prill se në Bordin e Trepçës u emëruan anëtarë të partive politike në kundërshtim me ligjin.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’