Haradinaj tregon se çka do të bisedojë me Kancelaren Merkel

Kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojë sot për në Berlin ku nesër pritet të takohet edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përveç takimit me Kancelaren Merkel, Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble si dhe me deputetë të grupeve parlamentare.

Haradinaj do të jetë i pranishëm edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si dhe lutjet e mëngjesit që do të mbahen në Berlin.

Javën e kaluar në Prishtinë ka qëndruar një delegacion gjermano-francez nga ministritë e jashtme të të dyja shteteve ku kanë pasur takime me shumicën prej zyrtarëve shtetëror.

Ky takim po mbahet rreth 1 muaj më herët se samiti i Parisit, ku do pala kosovare dhe ajo serbe pritet të takohen.

https://kallxo.com/perfundon-takimi-i-delegacionit-france-gjermani-me-presidentin-thaci/