Ramush Haradinaj dhe kandidatët e AAK-së për kryetarë të gjashtë komunave - Foto: Facebook

Haradinaj: Të Pakuptimta Vonesat në Konstituimin e Kuvendit

Të pakuptimtë e ka quajtur kundërshtimin e konstituimit të Kuvendit, kryetari i AAK-së dhe kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se konstituimi ka mundur të jetë temë ndaras nga formimi i Qeverisë.

I pyetur nëse ka marrëveshje me AKR-në, Haradinaj tha nuk ende nuk ka një marrëveshje.

Ai theksoi se i gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrimet. “Ka takime të ndërsjella të të gjithëve”, shtoi ai.

Haradinaj tha se pret që këto takime do të finalizohen javën e ardhshme.

Këto komente Ramush Haradinaj i bëri gjatë prezantimit të kandidatëve të AAK-së për kryetarë të gjashtë komunave të Kosovës.