Haradinaj - Kosnett

Haradinaj takoi Ambasadorin Amerikan, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Siç njofton Haradinaj në “Facebook”, me të është diskutuar për avancimin e sundimit të ligjit në vend.

Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:

“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”.