Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Sundimi i Ligjit Mision i Rëndësishëm

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se prioritet i qeverisë që drejton është sundimi i ligjit.

“Sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe këtë po e vërtetojmë me përkushtimin dhe resurset që i kemi vënë në të mirë të sundimit të ligjit”, tha Haradinaj.

Kryeministri në konferencën ku do të bëhet rishikimi i institucioneve të sundimit të ligjit tha se “jemi bashkë sot në një mision shumë të rëndësishëm”.

Ai deklaroi se qeveria do ta përkrahë këtë proces.