Ramush Haradinaj e Rifat Jashari në Prekaz - Foto: Facebook

Haradinaj Nderon Figurat e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Shqiptarëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, te varri i Presidentit Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

“Kujtojmë dhe nderojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe atdhetarët, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

“Qofshim gjithmonë të bashkuar, si shqiptarë, në përpjekjet tona për një atdhe dhe të ardhme më të mirë për brezat që vijnë pas nesh!”, ka shtuar kryeministri, i cili ditën e martë e ka shpallur pushim në shenjë të festës së 28 Nëntorit.