Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj me rastin e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderon kombet për kontributin e tyre

Kryeministri i Kosovës me rastin e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ka falënderuar NATO-në për krijimin e një shtëpie të sigurtë në Kosovë.

“Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë. Falë NATO-s, Kosova është shtëpi e sigurt e të gjithëve pa dallim. I nderuar të isha pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga komandanti i deritanishëm, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, te Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj është shprehur mirënjohës për kombet të cilat vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR-it për garantimin e paqes në Kosovë.

 Mirënjohje të gjitha kombeve që ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR-it, që u kujdesën për 19 vjet me radhë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës do të jenë partnerë të vazhdueshëm dhe të besueshëm të KFOR-it në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

https://kallxo.com/gjenerali-i-nato-s-smund-te-behet-ushtria-brenda-nates/