Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj, LDK-së: E Keni Lënë Kosovën pa Ushtri qe 10 Vjet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, akuzoi LDK-në se nuk kishte pranuar që në vitin 2014 ta votonte transformimin e FSK-së në vitin 2014 në këmbim të zgjatjes së ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvend edhe për një mandat.

“Është LDK ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi bërë takime me Ambasadën Amerikane, janë transkriptet… pytni amerikanët. E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vjet’, tha Haradinaj para deputetëve gjatë debatit për raportin e 100 ditëshit të punës së qeverisë së tij.

“LDK kanë dasht me u bo patriota atëherë, na keni qujt tradhtarë atëherë e sot na keni lanë pa ushtri”, tha ai.

“LDK-ja e ka bërë këtë dëm, nuk e kisha hap këtë diskutim për juve vetëm nëse kishit qenë pak ma të kujdesshëm, edhe tash jemi në proces kësaj teme mi dhanë epilog’, tha ai.