Haradinaj: Kosova Shtrihet Deri në Çakorr e Zhlep...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk është pajtuar me gjetjet e ekspertëve të huaj të cilët vlerësuan sot se procesi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ka qenë i rregullt.

Në një reagim të bërë pasi komisioni dorëzoi raportin e vet te Presidnetja, lideri më i zëshëm në kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi tha se kufiri që ndan këto dy shtete është ai që e ka qenë deri më tani.

“Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt. Respekt secilit, por Kosova është Kosovë, dhe kufiri është në kufi, atje ku ka qenë, në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit”, tha Haradinaj në një reagim pas publikimit të raportit.

Duke aluduar në punën e ekspertëvetë huaj të emëruar nga Presidentja Jahjaga, ai i ka ‘uruar’ mirëseardhje çdokujt në Kosovë, por ka thëne se “kufijtë tanë i caktojmë vetë”.

“Ka kaluar koha, kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë. E vërteta për kufinin me Malin e zi, do të zbardhet në ditën që burgosen ata që e zbritën vijen kufitare për disa kilometra mbrenda territorit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

http://kallxo.com/qeveria-e-kenaqur-raportin-per-demarkacionin/