Foto: Facebook

Haradinaj komenton hetimet ndaj tre ministrave të tij për Hidrocentralet

Kreministri Ramush Haradinaj ka komentuar sot hetimet që ka filluar Prokuroria Speciale ndaj 3 ministrave të kabinetit të tij për privatizimin tinëzar të katër hidrocentraleve bashkë me distribucionin e energjisë elektrike.

Sipas Haradinajt, është herët t’i komentojmë këtë hetime. Ai thotë se duhet pritur për një vendim të caktuar për këto hetime.

“Tani edhe hetimet për etapat e shkuara nuk mundem me i komentu, janë pjesë e ligjit, por zakonisht duhet pritur epilogun e hetimeve apo të një vendimi të caktuar”, tha në mes tjerash Haradinaj.

Sipas tij është mirë që me këto punë të merren prokuroria dhe gjyqësori.

Ai foli edhe për kredibilitetin e Qeverisë, pasi që deri më tani janë disa ministra që po hetohen e ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

“Kredibiliteti është çështje e diskutueshme gjatë tanë kohës. Këta nuk janë të akuzuar për vepra në këtë qeveri, kjo është e vështirë dhe qëndron, nuk po bëhet fjalë që dikush sot në punë e ka keqpërdorë pozitën e tij e përgjegjësitë ligjore, janë vepra ose hetime nga e kaluara, unë jam i hapur që të ndodhin hetime ndaj cdo kujt”, tha Haradinaj.

KALLXO.com dje raportoi ekskluzivisht për nisjen e hetimeve ndaj 5 ish ministrave dhe 3 ministrave aktual të Qeverisë së Kosovës.

Komitetin i privatizimit që kishte fjalën vendimtare për privatizimin e KEDS-it udhëhiqej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Pjesë e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusar-i Lila (ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ministër i Mjedisit) Bedri Hamza (ministër i Financave), Nenad Rashiq (ish- ministër i Punës).

http://kallxo.com/ekskluzive-prokuroria-nis-hetimet-ndaj-5-ish-ministrave-per-privatizimin-tinezar-te-hidrocentraleve/

Sonte në emisionin Drejtësia në Kosovë zbardhë përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës në tjetërsimin e katër hidrocentraleve të cilat i janë bartur kompanisë Turke që privatizoj distribucionin. Detajet se si u zbulua ky skandal dhe kush ishin njerëzit që fshehën para publikut këtë transaksion zbardhen nga të dhënat e prokurorisë dhe intervistat me aktorët e procesit.

http://kallxo.com/video-ministri-qe-vendosi-per-keds-e-nuk-di-te-nderroj-sijalica/